Zohran Mamdani, 34 vjeç, me origjine indiane, ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman i qytetit më të madh në SHBA.
I vetëshpalluri socialist demokrat, Mamdani ishte relativisht i panjohur vetëm disa muaj më parë dhe arriti fitoren me premtime për të taksuar milionerët që të paguajnë për programe të zgjeruara sociale.
“Në këtë moment errësire politike, Nju Jorku do të jetë drita”, deklaroi Mamdani në një fjalim fitoreje ku ai përshkroi politikat e tij duke sfiduar Presidentin Trump te cilin nuk e kishte mbeshtetes.
Në një reagim në platformën e tij Truth Social, Trump pranoi humbjen, por u shpreh se mungesa e tij në fletën e votimit dhe mbyllja e qeverisë ishin arsyet pse republikanët humbën zgjedhjet.
