Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot mbi diskutimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke sqaruar se propozimi për të hyrë pa të drejtë vetoje nuk ka qenë iniciativë e parë e Komisioneres Marta Kos, por një ide që ai e kishte sugjeruar që më parë.
Ai shtoi se sfida kryesore qëndron te mekanizmi i vendimmarrjes në BE: “Ata duan të njëjtën gjë, por kanë frikë se me 27 anëtarë vendimmarrja mund të jetë e vështirë. Imagjinoni sikur të bëheshim 30-32: sa më e vështirë do të bëhej vendimmarrja, edhe pse ne si Ballkanas jemi më të qetë se ata.”
Rama theksoi se kjo shqetësim është arsye e mjaftueshme për të kërkuar një rrugë të ndërmjetme, që të mundësojë integrimin e Shqipërisë në BE pa pengesa dhe me respekt të plotë të interesave të të gjitha palëve.
Edi Rama: Nuk e propozoi e para Marta Kos, e kam propozuar para shumë kohësh. Na jep qasje që i jep të drejtë të dyja palëve të marrin atë që duhet pa krijuar problem. Duam të bëhemi anëtarë të BE duam të ulemi si të barabartë në tryezë dhe duam akses në të gjithë ngrehinën e BE, nga pikëpamja e legjislacionit, kapaciteteve, buxheteve. Ata duan të njëjtën gjë por kanë frikë se duke qenë 27 ka vështirësi në marrjen e vendimeve, është një familje ku çdo gjë vendoset me konsensus. Imagjinoni thonë ata të bëhemi 30-32 se sa më e vështirë do ë bëhet, pavarësisht se ne si Ballkanas jemi më të qetë se ata. Kjo është arsye e mjaftueshme për të gjetur një rrugë të ndërmjetme.
Silvio Gonzato: Një hap themelor për një vend që do bëhet anëtar është traktati i anëtarësimit që kërkon ndryshime kushtetuese. Traktati i fundit u bë 14 vite më parë dhe praktika ishte që ne shihnim valët e zgjerimit dhe vepronim për përpilimin e anëtarësimeve të reja. Dua të përsëris se përshtatjet dhe ndryshimet me traktatin nuk mund të ndryshojnë themelet e forta të funksionimit të BE.
