Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka dhënë një mesazh për klasën politike shqiptare, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe debatit konstruktiv në Kuvend.
“Po, edhe mesazhi im është një mesazh që e jap çdo ditë në bashkëbisedimet me deputetët. Kuvendi ka një rol kyç për të luajtur. Thirrja ime është që të kenë dëshirë të japin kontributin e tyre. Padiskutim që ka edhe kritika, sepse ky është Kuvendi. Debatet duhet të bëhen. Shqiptarët duhet të kuptojnë se çfarë janë këto reforma. Ne sigurohemi që të jenë afatgjata,” – u shpreh Gonzato.
