Sali Berisha, ka deklaruar se progres raporti i marrë sot në dorëzim nga Shqipëria, është një aktakuzë ndaj qeverisë.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se raporti evidenton se problem madhor në vendin tonë është përdorja e administratës nga qeveria për qëllime politike.
“Sot apo dje më mirë u publikua raporti i BE, dua të përshëndes të gjithë zyrtarët për përgjegjësinë e treguan në shkrimin e raportit.
Në fakt raporti ka të gjitha pikat tona, veç gjendjes në Shqipëri. Raporti thotë se problemi kryesor në vend është se qeveria përdor institucionet për qëllime politike. Raporti është një aktakuzë ndaj qeverisë.
Thotë se administrata është e politizuar dhe fondet publike keq menaxhohen”, tha ai.
