Kreu i PD, Sali Berisha, tha se ditën e sotme është 50-vjetori i ekzekutimit të Beqir Ballukut gjyshit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Berisha theksoi se Balluku me Ramën kanë ndejtur dy orë në zyrë në gjendje kolapsi, ku ky i fundit i kërkonte dorëheqjen.

“Janë dy persona: Edi Rama dhe Belinda Balluku. Ata kanë qëndruar dy orë në zyrë, në gjendje kolapsi, dhe ajo i ka thënë: “S’jap dorëheqjen, sepse kam zbatuar vetëm porositë tuaja.”

Edhe atij i ka thënë: “Vesh rrobat, burrit.” Sot është 50-vjetori i ekzekutimit të gjyshit të tij, i cili ka qenë vrasës serial, vrasës serial. Ai ka vrarë intelektualë në Tiranë pas 17 nëntorit.

Nëse do të jesh i drejtë, afera e tunelit të Llogarasë është afera e Edi Ramës. Prandaj demokratët, atë që po i bëjnë Erion Veliajt, atë fat do t’ia rezervojnë edhe Edi Ramës.

Ose ai largohet, ose do të jetë fundi i opozitës.”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb