Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka cituar detaje nga raporti i KE për Shqipërinë, ku flitet dhe për sulmi e paprecedentë ndaj News24. Berisha u ndal te ky fakt dhe tha; ‘Shkatërroi dhe goditi News24’.

Berisha, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e lirisë së medias në vend, duke iu referuar një raporti ndërkombëtar që, sipas tij, pasqyron ndikimin politik dhe ekonomik mbi mediat shqiptare.

“Media është nën presion politik dhe ekonomik, u shkatërrua News24. Ndërhyrje politike dhe ekonomike, presione dhe kërcënime, padi ndaj gazetarëve. Mungesë transparence në pronësi në media,” – tha Berisha, teksa citoi përmbajtjen e raportit.

Sipas tij, qeveria ka ndërtuar një sistem kontrolli ndaj mediave përmes presioneve financiare dhe ndërhyrjeve direkte në redaksi. “Gazetarët janë nën frikë dhe autocensurë, ndërsa pronarët ndikohen nga interesat qeveritare,” – shtoi Berisha.

Ai paralajmëroi se përpjekjet për të heshtur median e lirë janë shenjë e qartë e autoritarizmit në rritje në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: