Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt disa ditë më parë në fshatin Gjorm.

Gjatë seancës gjyqësore, Alliaj është shfaqur i heshtur dhe ka deklaruar para trupit gjykues:

“Nuk jam në gjendje të flas… jam dakord me ato që tha avokati.”

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, sipas neneve 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

Gjykata ka vlefësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Vendimi është dhënë në Vlorë, më datë 05.11.2025, ora 12:23.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb