Ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi se në projektbuxhetin rritja e pensioneve dhe pagave është prioritet i qeverisë shqiptare për integrimin në BE.
Ai shton se papunësia ka rënë me 3 % këtë vit dhe punësimi është rritur.
“Ky projektbuxhet reflekton prioritetet e qeverisë për vitin 2026, arritjet, rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Nuk është thjesht një dokument financiar ky projektbuxhet. Është kontrata e qeverisë me qytetarët, nëpërmjet të cilës mbahen nën kontroll financat publike dhe rritet më tej standardi i jetesës së qytetarëve shqiptarë. Fokusi do jetë te mirëqenia sociale, infrastruktura, dixhitalizimi, kapitali njerëzor, rritja ekonomike, përmirësimi fiskal dhe integrimi në BE. Por edhe reforma e pensioneve. Nga janari 2026 do të ketë rritje mujore pensionesh, si ai urban dhe rural, me rritje progresive. Po kështu edhe rritja e pagave, duke e rritur në 50 mijë lekë nga 1 janari dhe 70 mijë lekë deri në fund të mandatit, me qëllim rritjen e dinjitetit dhe barazinë me vendet e tjera të rajonit dhe më tej. Indeksimi i pagave një herë në dy vjet për shumë kategori. Të rruamë stabilitetin financiar. Rritja ekonomike ishte 3,9%. Kujdes edhe tek makroekonomia, por edhe te të gjitha fushat e ekonomisë. Papunësia ka rënë me mbi 3% këtë vit, punësimi është rritur ndjeshëm dhe ekonomia po bëhet tërheqëse. Deficiti ka rënë, po ruhen parametrat ekonomike në raport me faktorët e jashtëm. Të ardhurat parashikohen 826 miliardë lekë”, tha kreu i Financave para anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve.” tha Malaj.
