Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar pas zbardhjes së bisedave midis zv.kryeministres Belinda Ballukut dhe kreut të ARRSH Evis Berberit.

Ai tha se njerëzit që qeverisin Shqipërinë, komunikojnë me gjuhë rrugaçësh.

“Një bandë hajdutësh e zhytur në banalitet e vulgaritet, që shan, kërcënon dhe vjedh një popull të tërë. Përgjimet e Lubi Ballukut tregojnë fytyrën e shëmtuar të pushtetit: njerëz që flasin me gjuhë rrugësh dhe bëjnë pazare me paratë e qytetarëve.

Kjo është banda që sundon Shqipërinë — një përzierje e korrupsionit, arrogancës dhe degjenerimit moral. Nuk mund të lejojmë më që vendi ynë të qeveriset nga kjo babëzi dhe poshtërim i çdo vlere. Protesta është sot një detyrim kombëtar”, shkroi Balliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb