Tani është zyrtare. Stadiumi i Milanos i takon përfundimisht klubeve të Milanit dhe Interit. Marrëveshja u finalizua së fundmi, me nënshkrimin e aktit të shitblerjes me Bashkinë e Milanos për “San Siro Great Urban Function”.
“Ky është një moment strategjik që pasqyron ambicien e përbashkët të AC Milan dhe Interit, si dhe të pronarëve të tyre, RedBird dhe fondeve të menaxhuara nga Oaktree, për sukses afatgjatë dhe rritje të qëndrueshme ekonomike”, thanë Inter dhe Milan në një deklaratë të përbashkët.
