Ka nisur në selinë rozë, mbledhja e deputetëve të qarkut të Tiranës, e thirrur me urgjencë nga kryeministri Rama.

Bela
Bela

Të gjithë deputetët e Tiranës janë mbledhur urgjent nga ora 19:00  në selinë e PS. Sic shihet nga fotot, e pranishme në mbledhje është dhe

zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila u mor e pandehur nga SPAK, për shkelje të brazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk dihet ende qëllimi takimit dhe tema kryesore por zhvillimet e fundit, vendimi i Kushtetueses për rikthimin në detyrë të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj që ndodhet në institucionin e paraburgimit dhe marrja e pandehur e zv/kryeministres Belinda Balluku, njëherësh drejtuese politike e qarkut të Tiranës dyshohet të jenë në fokus të mbledhjes.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb