Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Grant Van Cleve, ka vlerësuar rolin e marrëdhënieve shqiptaro–amerikane si një faktor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rrugën drejt Bashkimit Europian. Van Cleve kujtoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama gjatë samitit ekonomik të mbajtur dy javë më parë, ku theksoi se Shqipëria po tregohet inovative dhe me dëshirë për të ecur përpara, ndërsa Bashkimi Europian po përballet me një periudhë stanjacioni.

“Rreth 2 javë më parë disa prej jush kanë qenë të pranishëm në samitin ekonomik dhe kryeministri Rama foli mirë për atë që e bën unik Shqipërinë, aspektin innovator, kanë një dëshirë për të ecur përpara, ndoshta BE në vend që të na afrojë ne, tha ai, na thotë keni disa gjëra për tu afruar.

Në këtë kontekst kur flasim për një konferencë të stërmadhe, ku flet keq për Evropën, ne po ecim në një drejtim por profesionalizimi ynë si një shtet nuk mund të bëhet pa kontekstin e saj më të gjerë, pa marrëdhënien e saj me Amerikën. Rama e tha këtë, kur tha se Shqipëria është inovatore ndërsa BE është në stanjacion”, tha presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve.

Sipas kreut të Dhomës Amerikane, kjo energji e re dhe qasja inovative e Shqipërisë duhet të shfrytëzohet për të forcuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar vendin tonë si “më pro-amerikanin në Europë.

“Shqipëria ka lidhje të shumta është vendi më pro-amerikan në Evropë, dhe ky mund të jetë potencial për rritjen e potencialeve të investimeve me SHBA, dhe mund të ndihmojë në rrugën e anëtarësimit në BE, forcimi i marrëdhënieve me SHBA dhe roli ynë si dhomë do të jetë po aq i rëndësishëm. Ne do të kemi mundësi për të ndikuar tek qeveria, jam i lidhur me forcat politike pa patur rol politik më vete”, u shpreh Grant Van Cleve .

Këto deklarata, presidenti i Dhomës Amerikane i bëri gjatë asamblesë së kësaj dhomë ku ishin pjesmarrës bizneset e antarësuara.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb