Presidenti amerikan Donald Trump e ka krahasuar drejtimin politik të qytetit të Nju Jorkut, duke e krahasuar atë me “një regjim komunist”.

Deklaratat u bënë gjatë një fjalimi në Miami, ku Trump tha se “njerëzit do të fillojnë të largohen nga Nju Jorku, duke ikur nga regjimi komunist” – një referencë ndaj politikanit Zohran Mamdani, anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, i njohur për qëndrimet e tij progresiste.

Trump shtoi se Miami do të bëhet “një strehë për ata që ikin nga Nju Jorku”, duke e krahasuar situatën me ikjen e qytetarëve nga Kuba dhe Venezuela nën regjimet autoritare.

Kujttojmë se Zohran Mamdani, 34 vjeç, me origjine indiane, ka dje fituar zgjedhjet për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman i qytetit më të madh në SHBA. I vetëshpalluri socialist democrat, Mamdani ishte relativisht i panjohur vetëm disa muaj më parë dhe arriti fitoren me premtime për të taksuar milionerët që të paguajne për programe të zgjeruara sociale. Ai mundi ne gare kandidatin e pavarur Andrew Cuomo dhe kandidatin republikan Curtis Sliwa i cili nuk mbeshtetej nga Trump.

Mamdani pranoi se fitorja e tij paraqet një sfidë në zbatimin e asaj që ai e quan “axhenda më ambicioze për të trajtuar krizën e kostos së jetesës që ka parë qyteti i New Yorkut” që nga vitet 1940 – duke përfshirë një ngrirje të propozuar të qirave, kujdes universal për fëmijët dhe veprime të tjera qeveritare që synojnë sektorin privat.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb