Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj një ligji të propozuar nga qeveria, duke e cilësuar si një nismë që cenon vlerat tradicionale të familjes shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se beteja politike dhe qytetare kundër këtij ligji ka nisur tashmë, duke akuzuar Kryeministrinë se po përpiqet të ndryshojë konceptin e familjes.

“Nisim betejën kundër autorit të këtij ligji te Kryeministria. Ky person ka marrë përsipër të ndryshojë konceptin që ka shoqëria jonë për familjen. Kjo është klikë sorosiane, produkt i laboratorit të Sorosit. Beteja jonë ka nisur. Nuk kam shpreh këtu për arsye kohe, as 40% të asaj që përfaqëson ky ligj. Nuk bëhet fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore në nenet e BE-së. Në asnjë nen.” – deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se opozita do të kundërshtojë çdo përpjekje që, sipas tij, synon të minojë vlerat tradicionale dhe institucionin e familjes në Shqipëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: