Deputetja e PD, Ina Zhupa e ka quajtur projekt buxhetin e vitit 2026, si një buxhet i vjedhjes së madhe të shqiptarëve për xhepat e qeveritarëve.
Ajo shtoi se çdo firmë e hedhur nga anëtarët e qeverisë Rama, është një tender apo koncesion për pasurimin e tyre në kurriz të qytetarëve.
Zhupa ka folur edhe për skandalin e Belinda Ballukut, me aferën e tenderit të tunelit të Llogarasë, një ditë pas zbardhjes së dosjes së SPAK.
“Buxheti i vjedhjes së madhe që i jep para koncesionarëve dhe ministrave. Ku e keni zv/kryeministren që ka vjedhur paratë e shqiptarëve.
Çdo firmë e vulë e dhënë është një koncesion, 50 mln euro më tepër në Tunelin e Llogarasë, inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe Check up që nxjerrin burra me barrë.
Pra është pasurimi i qeveritarëve në kurriz të shqiptarëve”.
