Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Sali Berisha sulmoi ambasadorin e BE, Silvio Gonzato lidhur me debatin për ligjin “Për Gjininë”.
Balla tha se socialistët do të kërkojnë marrjen e masave për Berishën në Komisionin e Etikës së Kuvendit.
Gjithashtu, Balla theksoi se një nga arsyet e non gratës amerikane ndaj Berishës kanë qenë edhe sulmet ndaj ambasadorëve.
Taulant Balla: Dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur prej 35 vitesh kundra ambasadorëve të SHBA, të vendeve mike, të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës dhe parimet e Shqipërisë që brenda 2030 do jetë pjesë e BE, pavarësisht orientimit tuaj aspak në favor të kësaj aspirate europiane.
Do depozitojmë kërkesë pranë Komisionit të Etikës së Kuvendit që deputeti të japë shpjegime, por edhe Kuvendi të ndalë njëherë e përgjithmonë sulmet. SHBA e kanë marrë vendimin e tyre se një nga arsyet e non gratës janë sulmet ndaj ambasadorëve. Do të depozitojmë kërkesë pranë Komisionit të Etikës që deputeti në fjalë të japë shpjegime.
Çfarë tha Sali Berisha teksa i drejtohej Kuvendit:
Sali Berisha: Ai ligj përmbys kushtetutës e vendit, përmbys kodet e vendit, përmbys trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon ndëshkon të gjitha ata duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj. Binaritetin e saj, biologjik. Në emër të përafrimit me direktivat evropiane, që është dhe mashtrimi më i madh, ligji çon me shpejtësi drejt totalitarizmit. Ky ligj për shqiptarët, i garantoj se është identik me atë ligj që shpalli Shqipërinë shtet ateist ne vitin 1974.
Ligji, duke detyruar ideologjinë e gjinisë me përkatësi të shumëfishtë, e gjinisë në të gjithë diversiteitn e vet, ligji de facto dorëzon përfundimisht kuranin, biblën në duart e censurës së shtetit. Pas miratimit të këtij ligji asnjë nga udhëheqësit moral të mësimeve fetare, nuk do mund t’i lexojë siç janë sepse do të konsiderohen se diskriminojnë. Ligji ndëshkon prindërit që do të penalizohen në rast se do të duan që i linduri i tyre djalë, nëse i çojnë në shkollë me qëllim që t’iu respektohet identiteti gjinor, ata do të dënohen.
Tashmë nuk e përcakton më identitetin natyra, por shkolla dhe shteti me shumësinë e identiteteve gjinore. Ligji defacto shënon vendosjen e sistemi të ekstremit të majtë. Komunizmi, njeriun e ri do ta krijonte pa pronë, ndërsa post Marksiznmi njeriu e ri e ka me diversitet të madh gjinor. Kjo është tirani ideologjike. Do të vazhdojmë betejën tonë deri në anulimin e këtij ligji. Do të nisim betejën tonë kundër këtij ligji tek kryeministria, është produkt laboratorik i Soros.
Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd ti je binar. Nuk merremi me ne trajtime. Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta mbrapa siç ka shpjeguar jetën e tij personale. Cila direktivë e Be bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore?”, tha Berisha.
Sali Berisha në foltoren e Kuvendit:
Nga 10 direktivat e BE, në asnjë prej tyre nuk flitet për përkatësinë gjinore, nuk flitet për gjininë me diversitet të gjerë… Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit. I kërkoj të nderuarit ambasador të nxjerrë cila direktivë e BE e kërkon një gjë të tillë, t’u thotë shqiptarëve se direktivat janë aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE.
Ky ligj është hedhur poshtë nga GJK franceze në vitin 2016. Sepse ky ligj de facto u mohon prindërve të drejtën e edukimit të fëmijëve të tyre të bazuar në dhuntinë që u ka dhënë zoti, vajza ose djalë.
Ky ligj gjobit udhëheqësit fetarë shpirtërorë nëse ata besimtarëve do u parashtrojnë mësimet e kuratimit, biblës.
Ky ligj godet familjen.
Çfarë ka bërë ky grup Sorosianës që ka pushtuar shtetin shqiptar. Edhe ajo që erdhi e rritur, e mëkëmbur dhe e pasuruar familjarisht me fondet e monstrës së njerëzimit, George Soros, këtë ligj kërkon ta votojmë në orën 2 të natës. E kanë vënë në rendin e ditës në pikën 17.
Ky ligj përmbys Kodin e familjes në Shqipëri, kod që sanksionon se familja bazohet në burrin dhe gruan, në nënën dhe babanë.
Edhe ai që ka mbrojtur ligjin, edhe ai ka patur historinë e tij familjare, ka bërë ndryshimin… Ne respektojmë orientimin seksual të secilit, por nuk përmbysim shoqërinë kurrë për këtë…
