Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se kryetari i PD Sali Berisha gënje në fjalën e tij në Kuvend, kur tha se në ligjin për barazinë gjinore, përfshihet përkatësia e shumëfishtë gjinore.
“O namuzqar, ngrijë kokën o Sali. Gënjeve për përkatësin e shumëfishtë. Ti je gënjeshtar sepse nuk e di fare. Nuk ka përkatësi të shumë fishtë gjinore” tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit.
I kërkoj të nderuarit ambasador të nxjerrë cila direktivë e BE e kërkon një gjë të tillë.
T’u thotë shqiptarëve, se direktivat janë aty.
Sepse ky ligj, është hedhur poshtë në 21 vende anëtare të BE.
Sepse ky ligj, është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.
Sepse ky ligj, de facto, u mohon prindërve të drejtën e edukimit të fëmijëve të tyre bazuar në dhuntinë që u ka dhënë Zoti, vajzë apo djalë. Apo natyra për ata që nuk besojnë Zotin.
Sepse ky ligj, gjobit udhëheqësit fetarë, shpirtërore, në qoftë se ata besimtarëve do u parashtrojnë mësimet e Kuranit, Biblës, Talmudit.
Sepse ky ligj, de facto, në shoqërinë post-marksiste godet familjen, godet identitetin familjar të bazuar në bizaritetin biologjik.
Pra, çfarë kanë bërë ky grup sorosianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar?
