Kryetari i PD, Sali Berisha në një prononcim për mediat teksa i drejtohej sallës së Kuvendit, kritikoi projekt-ligjin për barazinë gjinore të propozuar nga mazhoranca.
Berisha e cilëson këtë ligj një produkt të George Soros, ndërsa thotë se miratimi i këtij ligji do të përmbysë tradicionalen, familjen dhe trashëgiminë.
Berisha tha gjithashtu se ky ligj nuk ekziston në asnjë direktivë të BE.
Sali Berisha: Përmbys kushtetutës e vendit, përmbys kodet e vendit, përmbys trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon ndëshkon të gjitha ata duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj. Binaritetin e saj, biologjik. Në emër të përafrimit me direktivat evropiane, që është dhe mashtrimi më i madh, ligji çon me shpejtësi drejt totalitarizmit. Ky ligj për shqiptarët, i garantoj se është identik me atë ligj që shpalli Shqipërinë shtet ateist ne vitin 1974.
Ligji, duke detyruar ideologjinë e gjinisë me përkatësi të shumëfishtë, e gjinisë në të gjithë diversiteitn e vet, ligji de facto dorëzon përfundimisht kuranin, biblën në duart e censurës së shtetit. Pas miratimit të këtij ligji asnjë nga udhëheqësit moral të mësimeve fetare, nuk do mund t’i lexojë siç janë sepse do të konsiderohen se diskriminojnë. Ligji ndëshkon prindërit që do të penalizohen në rast se do të duan që i linduri i tyre djalë, nëse i çojnë në shkollë me qëllim që t’iu respektohet identiteti gjinor, ata do të dënohen.
Tashmë nuk e përcakton më identitetin natyra, por shkolla dhe shteti me shumësinë e identiteteve gjinore. Ligji defacto shënon vendosjen e sistemi të ekstremit të majtë. Komunizmi, njeriun e ri do ta krijonte pa pronë, ndërsa post Marksiznmi njeriu e ri e ka me diversitet të madh gjinor. Kjo është tirani ideologjike. Do të vazhdojmë betejën tonë deri në anulimin e këtij ligji. Do të nisim betejën tonë kundër këtij ligji tek kryeministria, është produkt laboratorik i Soros.
Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd ti je binar. Nuk merremi me ne trajtime. Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta mbrapa siç ka shpjeguar jetën e tij personale. Cila direktivë e Be bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore?”, tha Berisha.
