Një vit më parë, thuajse në të njëjtën kohë, Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët më të lakuar në Serie A, kjo jo vetëm për formën e shkëlqyer që po kalonte, mes mbrojtësve me të mirë në Itali, por edhe për faktin se për të interesoheshin disa nga klubet me të rëndësishme si Juventus dhe Napoli. “Zonja e Vjetër” e shihte si lojtarin ideal për të zëvendësuar Bremer, me brazilianin të dëmtuar asokohe, por në fund, Ismajli vendosi të qëndronte tek Empoli, për t’u larguar më pas falas në fund të atij sezoni.

TuttoSport, e përditshmja torineze, i ka kushtuar një artikull të plotë futbollistit kuqezi, pikërisht përpara derbit Juventus-Torino. TuttoSport zbulon se Guintoli e kërkoi me insistim, por në fund, Ismajli vendosi të transferohej pikërisht tek rivalët e Juves, Torino. Pak nga pak, Ismajli po kthehet në protagonist edhe te Torino, por ky derbi është një provë e zjarrtë për të pasi përballë do të ketë një klient të vështirë si Vlahovic.
Torino ka afro 10 vite që nuk fiton një derbi, por shpresojnë që ky të jetë i duhuri. TuttoSport shkon deri aty se mban të hapur sërish opsionin që Ismajli një ditë mund të vesh fanellën bardhezi.
(BalkanWeb)
