Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka lexuar mesazhet e Belinda Ballukut me ish-vartësin e saj, Evis Berberi, pas zbardhjes së dosjes hetimore të SPAK, për aferën e tenderit të tunelit të Llogarasë.

Manipulimi i procesit, tha Shehaj, bëri që kostoja e tunelit të rritej me 10 mln euro, duke iu dhënë një kompanie turke, teksa u anulua procedura e parë me 140 mln euro dhe u ritenderua me 190 mln euro.

Shehaj iu referua edhe bisedës së Ballukut me Berberin ku flasin për një person të cilin zv/kryeministrja e quan “k*rva” që i dërgon mesazhe dhe e shqetëson. Shehaj tha se Balluku e ka fjalën për “shefin” e saj, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.

Agron Shehaj: Kanë dalë përgjimet e SPAK se si zv/kryeministrja Balluku bashkë me drejtorin e saj përcaktojnë fituesin.

Në datën 7.09.2021, Berberi i shkruan se hapëm ofertat për tunelin e Llogarasë njëri ofron 18 mln, tjetri 15, 16, Belinda Balluku 30 minuta pasi merr vesh ofertat shprehimisht thotë sigurisht ka hyrë skandal njëri, që këta e kishin përcaktuar se kush do ta merrte tenderin, nuk plotëson kushtet, thotë. 30 minuta më vonë pra. Pastaj Berberi i thotë sa ditë do të lejojmë për shqyrtimin, për shpalljen e fituesit… Ai i thotë sa të duash ti, ta bëjmë 15 sikur po mendohemi, sikur po e vlerësojmë. Pastaj e lënë 9 ditë.

Ditën që nxjerrin fituesin, Berberi i shkruan Ballukut: “Po nxjerr tunelin”. Balluku i thotë “nxirre, por prit t’i çoj fjalën atij”, shefit … “që kërcënon me SMS”.

Zv/kryeministrja i thotë vartësit të vet “prit të flas njëherë me atë, pastaj të shpall fituesin”.

Pasi e kanë paracaktuar fituesin, qytetarët kanë harxhuar 10 mln euro më shumë sipasojë e manipulimit të procesit, duke paracaktuar kompaninë që do të fitonte tenderin e tunelit të Llogarasë.

Tani është e zezë në të bardhë, nuk janë më akuza apo thashetheme, por janë fakte.

Parlamenti diskuton për gjithçka për barazinë gjinore kush është burrë e grua, jo po do flas unë apo ti dhe nuk flitet për thelbin, kjo është e vërteta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb