Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri. Mediat lokale raportojnë se autori i dyshuar është dhëndri i familjes, shtetasi Astrit Isufi.

Sipas Policisë, i dyshuari është nga një fshat i Drenasit dhe aktualisht është shpallur në kërkim. Raporti policor bën me dije se dy vëllezërit, rreth orës 11:30, janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

Viktimat, të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, janë qëlluar me armë zjarri jashtë shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet të ketë pasur motiv familjar, për një konflikt që kishte nisur më herët mes palëve.

SI NDODHI NGJARJA
I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë.
Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës për ne spital. Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëparshme me viktimat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: