Autoritetet austriake kanë zbuluar një arsenal në Vjenë që besohet të jetë i lidhur me Hamasin.

Dyshohet se arsenali do të përdorej në “sulme të mundshme terroriste në Evropë”, tha qeveria të enjten. Ndërkohë, një britanik 39-vjeçar i cili dyshohet se ishte “i lidhur me arsenalin” u arrestua në Londër të hënën, raportoi Independent.

“Sipas gjendjes aktuale të hetimit, objektivat e këtyre sulmeve kanë qenë me shumë gjasa institucione izraelite ose hebraike në Evropë”, shtoi deklarata. Arsenali dhe i dyshuari janë pjesë e një hetimi të koordinuar ndërkombëtarisht nga Drejtoria e Austrisë për Sigurinë e Brendshme dhe Inteligjencën (DSN), “mbi një organizatë terroriste globale me lidhje me Hamasin”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: