Në një intervistë me kryebashkiakun e Miamit, Francis Suarez, i cili i dorëzoi çelësin ceremonial të qytetit, Lionel Messi nuk ka hezituar të  flasë për ndjesinë e fitimit të Kupës së Botës.

“Kur fitova Kupën e Botës, pata të njëjtën ndjesi si kur më lindën fëmijët.

Është një ndjenjë që është e vështirë të shpjegohet, aq e veçantë dhe aq e madhe sa çfarëdo që të them për të, do të dështojë gjithmonë”.

Fitimi i Kupës së Botës është arritja më e madhe. Pas Kupës së Botës, nuk ka asgjë më shumë që mund të kërkosh. Është e vështirë të përshkruash ndjenjat nga ai moment, por ishte diçka që e kompletoi plotësisht karrierën time” – tha Messi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb