Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Stamboll u shoqëruan gjashtë gazetarë të njohur në Turqi mes tyre edhe koordinatori i komunikimit të Partisë Popullore Republikane (CHP), partia kryesore e opozitës, për të dhënë dëshmi në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Gazetarët u dërguan në polici nën shoqërimin e oficerëve, pas një urdhri të Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit, për t’u marrë në pyetje si të dyshuar me akuzën “përhapje publike të informacioneve të rreme” dhe “ndihmë ndaj një organizate kriminale”, në kuadër të hetimeve për çështjen Imamoglu, sipas njoftimit të prokurorisë.
Policia konfiskoi telefonat celularë të gazetarëve.
Bëhet fjalë për gazetarët: Rusen Çakir, Asli Aydintasbas, Saban Sevinc, Batuhan Çolak, Soner Yalçin dhe Yavuz Oghan, ky i fundit koordinatori i komunikimit të CHP-së.
