Daniele De Rossi është zyrtarizuar në pankinën e Genoas. Trajneri i njohur i ka dhënë fund pushimeve dhe ka vendosur që të drejtojë skuadrën italiane.
De Rossi pason Patrick Vieiran, i larguar nga drejtimi i skuadrës pak ditë më parë. De Rossi do debutojë me skuadrën e re, në ndeshjen e të dielës, atë ndaj Fiorentinës. Genoa është në vendin e 18-të.
