Thierry Henry ka kritikuar ashpër Barcelonën, pas barazimit 3-3 ndaj Brugge në Champions.

“Nuk dua të flas për ish-klubin tim në atë mënyrë, por gjërat duhet të thuhen me fjalë të ashpra. Nuk mund të vazhdosh të mbrohesh kështu.

Nëse je një ekip tani, nëse nuk e ke bërë kujdesin e duhur që Barcelona të luajë në një linjë të lartë dhe ti të mos arrish vrapimin e vonë…”.

“Mund ta bësh çdo herë! Pse do ta vije veten në një situatë kur do të vuash vetëm? Pa mungesë respekti për atë që bëri Brugge, por ti e mbron topin dhe portën tënde”.

“Nuk e mbron topin vetëm kur nuk ka presion mbi të, por i lë njerëzit të vrapojnë majtas e djathtas, dhe pastaj ata kanë raste majtas e djathtas çdo herë. Kjo nuk është diçka që duhet ta bësh. Duhet t’i fshish gabimet, jo t’i krijosh vetë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb