Ofri Arad, mesfushori i Kairat Almaty, i cili realizoi golin e vetëm ndaj Interit në humbjen 2-1 në Champions, bëri komentin e tij, në intervistën pas sfidës.

“Interi dha 100%, ne dhamë 100%. Dhe përfundoi 2-1. Ne gjithmonë ëndërrojmë. Nëse nuk do ta bënim, nuk do të ishim këtu në Ligën e Kampionëve. Ne dhamë më të mirën tonë. Pas epërsisë së tyre 2-1, u përpoqëm të barazonim, por nuk ia dolëm.

Sigurisht që Interi mund të fitojë Champions. Interi është një ekip i çmendur, ata arritën në finale vitin e kaluar”- tha Arad.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb