Te Rangers nuk e duan Nedim Bajramin. Mesfushori i kombëtares nuk rezulton jo vetëm titullar në Europa League ndaj Romës, por nuk është as në pankinë.

Trajneri i skocezëve, Danny Rohl nuk e preferon shqiptarin duke e lënë në tribuna, ashtu sikurse edhe në Kupë apo kampionat.

Në këtë sezon, ai është impenjuar në vetëm 5 takime të Rangers. Mungesa e minutazhit nuk është lajm aspak i mirë për Bajramin, në prag të ndeshjeve kualifikuese me Shqipërinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb