Parlamenti ka kaluar projektligjin për Barazinë Gjinore në votim. Kjo kërkesë ardhi pasi PS kërkoi distancim nga debati, sipas deklaratave të kreut të grupit Taulant Balla. Shkak u bënë thëniet e kryetarit të PD, Sali Berisha për ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato si një nga mbrojtësit e ligjit.

Projektligji u miratua me 77 vota pro nga mazhoranca, ndërsa 36 vita ishin kundër, nga radhët e opozitës.

o

Opozita kërkoi tërheqjen e ligjit duke e konsideruar atë me pasoja për shoqërinë dhe familjen shqiptare.

Kundërshtimet e opozitës në Kuvend dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare e shoqërisë civile u fokusuan tek terminologjia për identitetin gjinor, me pretendimet se përkufizimet e nismës binin ndesh me familjen dhe traditën shqiptare si dhe i hapnin rrugë sipas tyre, njohjes ligjore të komunitetit LGBTI+.

Socialistët e mbrojtën nismën si harmonizim me legjislacionin europian dhe tentuan të kënaqin kundërshtimet me ndryshime të terminologjisë, të cilat u prezantuan fillimisht në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb