Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi socialistët në Kuvend se kërkojnë ta përmbysin Kushtetutën me projektligjin e Barazinë Gjinore.
“Si do shkoni ju, si do paraqiteni tek familjet tuaja, kur ne kemi pasur një mijë probleme, por kemi pasur një familje e cila ka qenë mburoja më e fuqishme e këtij kombi ndaj çdo të keqeje. Nënat tona na rritën me gjak të pastër dhe ne mbetëm këta që jemi. Kjo familje mbrojti shqiptarët nga një katastrofë e tmershme që u krijua nga diktatura. Qindra e mijëra prej tyre rendën në vende të ndryshme për të ndarë kafshatën.
Dhe ju na dilni këtu, na predikoni identitet me të mëdha gjinor. Dhe na predikoni këtu standarde që nuk i ka asnjë vend i BE-së. Dilni të sanksiononi gjininë mashkull-femër, siç e ka Kushtetuta. Aty ku thotë përkatësinë e shumëfishtë, aty e përcaktoni me 5 gjini. Aty ku thuhet diversitete të shumta, e çon në pafundësi. Shndërrohesh në eksperimente për dekonfigurim të plotë të shoqërisë shqiptare.
Unë e kuptoj se doni t’i mbuloni në këtë mënyrë dhe pastaj kërkoni të përdorni censurën. Ata që kanë kërkuar shpëtim nga censura kanë marrë dënimin e merituar. Ju doni të përmbysni Kushtetutën sot, e cila thotë se rendi juridik i këtij vendi bazohet mbi binaritetin: mashkullin dhe femrën, burrin dhe gruan.
Në asnjë direktivë evropiane nuk ekziston përkatësia e shumëfishtë. Nuk ekziston identitet me spektër të gjerë. Jo.”, tha Berisha.
