Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar jashtë Parlamentit pas votimit të projektligjit për barazinë gjinore, i cili mori 77 vota pro.

Berisha u shpreh se kjo u vendos pa debat, ndërsa u shpreh se Parlamenti është kthyer në formal sepse sipas tij nuk po respektohet asnjë nga rregullat bazë të tij.

“E vendosën pa debat, të tmerruar nga vota dhe qëndrimi i tyre. Faktikisht parlamenti është thjesht formal sepse nuk po respektohet asnjë nga rregullat bazë të tij. Ishte një moment ky për të debatuar gjerësisht për lirinë që i hap rrugën instalimit të ideologjisë post marksiste, ideologjia më e rrezikshme e kohës, por tani fjalën do ta kenë qytetarët shqiptarë. PD është e përcaktuar absolutisht kundër cdo diskriminimi gjinor dhe ka votuar një ligj ndër më të mirët që ekziston kurse ligji i sotëm është një ligj që përmbys rendin juridik të Shqipërisë, kushtetutën e vendit, kodet e vendit dhe ligje të tjera”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb