Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se India praktikisht ka ndaluar blerjen e naftës nga Rusia.

Udhëheqësi amerikan e tha këtë gjatë një bisede me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se bisedimet tregtare me kryeministrin indian Narendra Modi po shkonin “shkëlqyeshëm”.

“Kompanitë indiane praktikisht kanë ndaluar blerjen e naftës nga Rusia. Ai (Narendra Modi – Shënim) është miku im dhe dëshiron që unë të shkoj atje”, tha Trump, duke premtuar se do të vizitojë Indinë.

Kur u pyet nëse kjo do të ndodhte në vitin 2026, ai u përgjigj: “Mund të ndodhë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb