Një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të përfshira në trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Europës është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
Në kuadër të këtij operacioni, u finalizua ekstradimi i shtetasit shqiptar Emri Hysenaj, 39 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sipas njoftimit zyrtar, në prill të vitit 2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i kishte caktuar Hysenajt masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Hetimet tregojnë se 39-vjeçari është përfshirë gjatë vitit 2021 në trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt disa shteteve të Europës, duke vepruar për llogari të një grupi kriminal ku ishte anëtar.
Autoritetet shqiptare pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme ligjore ndaj tij, në kuadër të hetimeve për rrjetet e trafikut ndërkombëtar të drogës.
