Një krim i rëndë në familje tronditi vendin. 25-vjeçari Marjan Kodheli goditi me thikë në zemër babanë e tij, Pjetër Kodheli, brenda banesës së tyre në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Ngjarja u zhvillua brenda disa minutave, ku familja Kodheli sapo kishte mbaruar së konsumuari drekën me disa të afërm të tyre. Në një intervistë ekskluzive të nënës së autorit, e cila ka qenë e vetmja dëshmitare në momentin e ngjarjes, detajet janë horror.
Ajo rrëfen për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24, se ishin vetëm 2 minuta që vendosën fatin tragjik të bashkëshortit. Ajo u shpreh mes dhimbjes se sapo kishim ngrënë drekën, bëmë përcjelljen e të afërmve dhe unë sapo dola nga dhoma ku ndodheshin babë e bir, vetëm kur dëgjova zërin e bashkëshortit që më tha: “Shpëto veten, lajmëro policinë”. Hyra brenda dhe e gjeta djalin duke e qëlluar ende. E rrëmbeva dhe tentova t’i heq thikën, ai u largua, ndërsa bashkëshorti ishte përmbys dhe kur e ktheva u mbulua nga gjaku – shprehet ajo.
“Kam parë tmerr me sy atë ditë. I gjeta të dy duke u përleshur, më parë nuk kishin zënka. Kishim konsumuar drekën, unë dola të ndez një cigare dhe kur u ktheva i gjeta ashtu.
Më 22 qershor djali ishte kthyer nga emigrimi. Nga data 15 shtator nisi të mbyllej në vetvete me zor ia nxirrnim fjalët
Kur vdiq gjyshja e tij, u ngri më keq. Djali nuk ka punuar pas kthimit nga emigrimi, burri i tha “nëse do me punuar për vete, se babi nuk do lekë”.
Djali ka qëndruar 6 vite në emigracion. Nuk e di nga erdhi, djali ka bërë një shkrim, që e dorëzova.
Unë sa kam dalë në cep të oborrit, maximum 10 metra, nuk kam dëgjuar zhurma e zëra derisa mbërrita tek dritarja burri më thirri “shpëto veten dhe njofto policinë”. Hyra tek dhoma, pashë djalin që po e godiste me thikë, ia kapa thikën, e nxorra jashtë, mbylla derën dhe dritaren me çels, ktheva burrin por ishte i mbuluar me gjak. Djali iku dhe nuk u kthye më, unë jam nëna e vet, s’jam njerka, se më kanë bërë njerëkn e djalit.
Djali iu është dorëzuar vetë policisë, ka hyrë vetë në makinë, më pas i kanë vendosur prangat, i kanë dhënë edhe ujë. Komshia atje tha se djali ka dalë vetë nga dera e banesës së motrës sime. Ky ka pasur çelësin, se motra nuk jeton këtu”, tha ajo.
