Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas depozitimit të kërkesës së Grupit Parlamentar të PD për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pasi sipas tyre Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se Grupi Parlamentar i PD paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazmë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Grupi Parlamentar i PD paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazmë. Ky qenka revolucion etik, kur kërkesa vjen prej tyre. Lajm i mirë! Megjithatë për sqarim përgjigjia është tek shprehja popullore: “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”
