Shqipëria është fare pranë kualifikimit historik në Play Off të Botërorit, me kuqezinjtë e Sylvinhos që në nëntor luajnë dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ndaj Andorrës dhe ndaj Anglisë. Në fushë zbret edhe përfaqësuesja Shpresa, ku në program janë ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës.

Trajneri i ekipit Shpresa, Alban Bushi, u shpreh optimist në një intervistë për Sport News në News 24, në bisedën me gazetaren Trevisa Tufa.

 

 

Bushi, së fundi FSHF zyrtarizoi dy teste miqësore, ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, sa i shërbejnë këto dy teste ekipit Shpresa, sa i shërbejnë Alban Bushit?

Ne jemi një skuadër e re, po zhvillohemi dhe po përmirësohemi. Jemi përmirësuar në ndeshjet miqësoret që bëmë. Moldavia dhe Ukraina janë ekipe të forta. Të gjithë janë në dispozicion, përveç mugesave për shkak dëmtimi, si Muça dhe Osmani.

Vitet e fundit keni furnizuar Kombëtaren A me talente, me lojtarë që sot janë titullarë, duket sikur ka një stepje për momentin, është çështje brezash…apo thjesht çështe kohe?

Patjetër që është çështje brezash. Patjetër që ekipi A ka lojtarë të rinj, si Medon Berisha apo Pajaziti. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë të ditëlindjes 2005, janë që 3-4 futbollistë që janë potencialë për ekipin A.

 Së fundi është folur shumë për një talent të Bayern Munich, Ylli Gashi, e synon edhe Kosova, ka diçka konkrete? Mund të jetë pjesë e Shqipërisë?

E kam ndjekur dhe kam kontaktuar me njerëzit e tij. Mund të jetë një opsion Shqipëria për të. Është lojtar i mirë, mund të jetë pjesë e jona.

 Arda Kurtulan ishte një tjetër talent shumë premtues, një zbulim personal i juaji, është e vërtetë që ka refuzuar ftesën e Kombëtares A, keni komunikuar me të për këtë vendim?

Kam folur me të, ka bërë mirë në Superligën Turke. Nëse do vijë të luajë për Shqipërinë, do numërohet si i huaj në ekipin që është. Në këtë sezon nuk mund të jetë i gatshëm për të luajtur për ne. Goztepe, ekipi ku luan ai e ka numëruar si turk. Në momentin që do luajë për ne, do quhet si i huaj. Në vitet në vazhdim nëse do i duhet trajnerit A, mendoj se mund të luajë për ne.

 Si është gjendja e ekipit Shpresa Bushi, kur do t’i bëni Sylvinhos dhe Shqiperisë ndonjë dhuratë tjetër, ndonjë talent që ju keni besim se mund të ngjitet në nivele të larta, ndonjë zbulim?

Ekipet shqiptare kanë shumë zhvillim. Mbase tani nuk ka për ekipi A ndonjë të gatshëm, por pas disa vitesh do ketë. Gjithë drejtoria teknike është fokusuar te ekipi A.

Më 13 nëntor, ditën kur ju luani me Moldavinë, Kombëtarja A luan me Andorrën në transfertë, çfarë ndeshje pret Bushi, ka diçka që i druhesh?

Nuk ka ekipe të dobëta. Sot mund të rrafësh vetëm ekipin e San Marinos. Me ekipet e tjera, ne kemi luajtur disa herë me Andorrën dhe kemi fituar me vështirësi. Do jetë ndeshje e vështirë, nuk është ndeshje e lehtë.

Në fakt, kemi eksperienca të hidhura me ekipet e vogla, nëse mund ta quajmë të tillë, nuk do na duhej ndihma e Anglisë nëse nuk do linim dy pikë në Letoni…

Ne ta fitojmë ndeshjen tonë. Nëse ne marrim pikë me Anglinë, mund të shkojmë një vazo me lart. Të fokusohemi te kjo ndeshje. Të shpresojmë e te Anglia. Anglia mund të fitojë ndaj Serbisë.

Të shqetëson fakti që disa legjionarë shumë të rendësishëm si Broja, Bajrami, apo dhe Asallani vijnë me pak ose aspak minuta në këmbë?

Unë do thoja të kundërtën. Tani 70 përqind e ekipit është me minuta, kemi lojtarë të mirë që po luajnë. Ka nga ata që s’kanë qënë të grumbulluar, por që kanë qënë në mendjen e Sylvinhos, në rast të ndonjë dëmtimi.

Bushi, në intervistën e fundit që kishim bashke, llogarite 4 pikë ndaj Serbisë, por me një fitore në Tiranë, ishte më bukur kështu, me një fitore në Serbi?

Më kujtohet intervista. Nuk e kisha frikë Serbinë, rëndësi ka që janë poshtë nesh. Nuk i dihet, edhe mund ta mundim këtu. Jemi krenar me Shqipërinë në këto ndeshje të fundit.

Më trego pak, si e përjetove atë fitore, atë gol të Rey Manajt?

Isha në shtëpi. U gëzova shumë. Erdhi si papritur. Mendoj që ishte huqi i Ajetit, i doli Manajt për mirë.

Njëmbëdhjet vite më parë, ku dhe ti ishe pjesë e delegacionit fituam nga ajeri mes huliganizmit, këtë herë futuam nga toka, në fushë si burrat, kë do veçoje?

Edhe atëherë ishte ndeshja 0-0 dhe po luanim mirë. Patëm raste me Mavraj dhe Cana.  Kjo ishte ndeshje më e bukur. Stadiumi ishte i qetë, ky ishte plusi jonë.

I tronditëm në themel me atë humbje që i shkaktuam, beson se Serbia është jashtë loje tashmë, i duhet të fitojnë në “Ëembley”, e sheh të mundur?

Nuk e mendoj që Serbia fiton, duke parë përformancën që kanë treguar ekipet.. Në krahun tjetër, duke parë emrat Angli,Serbi, gjithçka mund të ndodhë. Serbia është në lojë matematikisht. Serbia ka ende shpresa, beson te gabimi jonë.

A është i mbyllur diskutimi për vendin e dytë Bushi, kujt i druhesh më shumë, një neglizhence të mundshme të Anglisë apo Andorrës?

Anglia nuk neglizhon, të luash në Ëembley me gjithë ata tifozë, të kesh një  trajner gjerman që kërkon të fitosh gjithmonë.

Andorrën mund ta mundësh 5-0 por edhe mund të të vendosë në vështirësi.

 E mbyllim me Anglinë në “Air Albania” me 16 nëntor, mqs jemi tek viti i tabuve, mund të bëjmë ndonjë mrekulli këtu, të marrim ndonjë pikë historike…

Anglia na mundi atje 2-0. Po shikoja Qarabag-Chelsea, përfundoi në barazim. Unë nuk kam frikë asnjë lloj ekipi, gjithçka varet nga ti.

Çfarë do të thotë për Shqipërinë pjesëmarrja në fazën play-off të një Botërori?

Është diçka historike. Çfarë do që të ndodhi, ti je gati për hapin tjetër. Mund të ndodhin edhe gjëra të bukura, varet çfarë ka shkruar zoti.

FIFA2026, është një ëndërr apo një realitet qe mund ta luajmë Bushi?

Është një ëndërr që ka një qëllim në vetvete. Realitet është vështirë ta themi, nuk kemi qënë asnjëherë dhe po i afrohemi. Jemi ekip i mirë, e meritojmë Botërorin. Unë do doja shumë që të shkonim në Botëror.

Shqipëria apo Kosova, cila shkon e para në një Botëror, apo të dyja në SHBA?

Të dyja në SHBA, do ishte shumë e bukur. Shumë shpejt edhe Kosova do jetë nëpër Europiane.

Patjetër që zgjedh Shqipërinë, por edhe Kosovën do doja ta shikoja atje.

Në fund, Bushi, por jo nga rendësia, dua ta mbyll me dy pyetje shkurt nga Superliga, nga ajo që duhet të jetë baza e Kombëtares, si të duket niveli i këtij sezoni, ke sheh si ekipin me të kompletuar për te rivalizuar për titullin?

Shikoj që ka organizim. Janë bërë më në fund vizionar, më pëlqen. Janë ekipe që mund të jenë potencial që mund të shkojnë në Conference League.

Ajo që bie në sy është kriza e madhe që ka mbërthyer dy ekipet e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin, besoj është një problem edhe për ekipet zinxhirë të përfaqësueseve, pse kjo situatë?

Është problem,  po të shikosh U19 e Tiranës është në Kategorinë e Parë. Nuk kanë funksionuar së fundmi, është thjeshtë çështje menaxhimi. Emrat nuk i kanë të dobët. Edhe rivalët nuk i kanë me diferencë të madhe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb