Arsenali do të përballet me Sunderland, në kuadër të kampionatit anglez. Tekniku i Gunners, Arteta ka folur së fundmi për raportet me ish-mesfushorin e londinezëve, Granit Xhaka.

“E adhuroja çdo minutë që kaluam së bashku. Kur u bashkova, ai ishte në një moment të veçantë në jetën dhe karrierën e tij, dhe të gjithë ne u përpoqëm ta udhëzonim, t’i jepnim një perspektivë të ndryshme dhe ta bënim të ndihej i dashur dhe i vlerësuar, dhe ai u përgjigj në një mënyrë të jashtëzakonshme”- tha Arteta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb