Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi për Amir Rrahmani. Mbrojtësi dardan është pranë rinovimit të kontratës me Napolin.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, për të do të ketë edhe përmirësim të kushteve ekonomike.

Sipas asaj që shkruhet, ai pritet të kalojë nga paga aktuale prej 2.5 milionë eurosh në rreth 4 milionë euro në sezon, ndërsa marrëveshja e re do të zgjasë deri më 30 qershor 2028. Rrahmani ka luajtur 3 ndeshje në këtë sezon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb