Gjashtë persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një depo parfumesh në Dilovasi, në pjesën veriperëndimore të Turqisë , raportuan mediat turke.

Dy kate të një ndërtese të përdorur si depo dhe fabrikë parfumesh u shkrumbuan nga zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, sipas pamjeve të transmetuara nga rrjeti televiziv privat turk NTV.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb