Formati i ri i Champions ka sjellë risi, teksa shumë prej njerëzve të sportit janë pro, ndërsa ka nga ata që janë edhe kundër. Për këtë format ka folur së fundmi vetë Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Formati i ri i Ligës së Kampionëve ka qenë një sukses i vërtetë dhe për këtë duhet ta falënderojmë krijuesin e tij, Giorgio Marchetti (Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s.

“Ekosistemi mediatik po ndryshon, me shumë operatorë transmetimi që po dalin në pah. Nuk mund të parashikojmë saktësisht se si do të zhvillohet kjo, por kjo është bukuria e ekosistemit sportiv”.

“Një hendek midis ligave? Nuk mendoj se do të ketë hendek, përkundrazi. Por jam i sigurt se nuk do të ketë asnjë mjet që “ndan” ligat e vogla. Serie A është më e madhe se liga sllovene, dhe Liga Premier është edhe më e madhe. Kjo është paradigma me të cilën po punojmë”, – tha Ceferin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb