Tirana pëson disfatë 0-2 ndaj Vorës, duke konfirmuar edhe një herë sezonin negativ që po kalon. Bardhi zhbllokoi shifrat në “Selman Stërmasi”, duke shënuar që në minutën e 11-të. Kasalla dyfishoi shifrat, me golin e tij në të 32-tën.

Pavarësisht rasteve, në pjesën e dytë nuk pati gol. Ekipi i Nuhiut mbyll klasifikimin me 6 pikë. Vora është në vendin e gjashtë me 14 pikë. Pasdihet luhet Vllaznia-Dinamo në Shkodër.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb