“Public Square”
Episodi më i fundit i emisionit “Public Square”, nga Ditmir Bushati, solli një bisedë të thelluar me Dr. Gangzheng She, një prej studiuesve kinezë më aktivë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Diskutimi u fokusua në mënyrën se si Kina e lexon rendin aktual botëror dhe rolin e saj në arkitekturën globale të sigurisë dhe zhvillimit.
Gjatë intervistës, u trajtuan temat kryesore që lidhen me, Qasjen e Kinës ndaj rendit ndërkombëtar dhe rolin e OKB-së, Nismën për Qeverisjen Globale, si pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillimin, sigurinë dhe civilizimin global.
U diskutua për pozicionin e Kinës ndaj konflikteve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, me theks te diplomacia, zhvillimi rajonal dhe zgjidhjet afatgjata politike.
Fokus edhe tek dinamika e marrëdhënieve Kinë–Rusi–Indi dhe balancën me Perëndimin, Perspektivën kineze mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në teknologji, inteligjencë artificiale dhe ndryshimet klimatike.
Biseda nxori në pah qasjen e Pekinit ndaj sfidave të reja globale dhe mënyrën se si fuqitë e mëdha e fuqitë e mesme po ripozicionohen në një rend gjithnjë e më shumë të mbështetur mbi konkurrencë, por edhe nevojë për bashkëpunim.
