Presidenti amerikan, Donald Trump, sugjeroi të martën një kompromis të mundshëm për të thyer mbylljen e qeverisë federale, duke i kërkuar republikanëve në Senat që t’i ridrejtojnë fondet federale.
Këto të fundit aktualisht shkojnë te kompanitë e sigurimeve shëndetësore, direkt tek qytetarët për të përmirësuar aksesin në kujdesin shëndetësor.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkroi se “qindra miliarda dollarë që aktualisht paguhen kompanive të sigurimeve përmes ObamaCare duhet t’u dërgohen drejtpërdrejt njerëzve, në mënyrë që ata të mund të blejnë kujdes shëndetësor më të mirë dhe të kursejnë para”, pa dhënë detaje të tjera mbi mekanizmin e këtij propozimi.
