Ka nisur tashmë procesi i numërimit edhe në Tepelenë ku fillimisht ka pasur problematika sa i përket numrit të anëtarëve në komisionet në qendrat e votimit, për shkak të mungesave të anëtarëve të Partisë Demokratike.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se megjithatë procesi ka nisur pasi u plotësua kuorumi i nevojshëm.

Risia për Bashkinë Tepelenë është përdorimi i Inteligjencës Artificiale për procesin e numërimit të votave.

Ky do të jetë një proces eksperimental dhe rezultati i dalë nga AI nuk do të merret parasysh, por do të shihet si do të procedohet në zgjedhjet e tjera. Pra do të kemi dy procese numërimi, ai tradicionali dhe ai nga Inteligjenca Artificiale.

Kujtojmë se në Tepelenë kandidojnë Gramoz Sako nga Partia Socialiste, ndërsa Partia Demokratike mbështet kandidatin e pavarur Gabriel Guma.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb