Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si “Kthesa e Varibopit”.

Sipas informacioneve të para, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një pasagjere.

Sipas burimeve policore nga vendngjarja, përplasja e mjeteve ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë dhe morrespektimit të distancës të një prej automjeteve të përfshira në aksident.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb