Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se 6,13 për qind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 11:00 në 18 komunat ku po zhvillohet balotazhi për kryetar komune.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se 80.659 qytetarë votuan në këto 18 komuna deri në orën 11:00, sipas të dhënave nga mbi 95 për qind të vendvotimeve.

Mbi 1 milion qytetarë kanë të drejtë vote në balotazh.

Kjo është një dalje pak më e ulët krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor, kur deri në orën e njëjtë në këto 18 komuna kishin votuar 7.58 për qind.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb