Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, i ftuar në News24, foli mes të tjerash edhe në lidhje me situatën në qeveri dhe PS pas marrje s të pandehur të zëvendës kryeministres Belinda Balluku nga SPAK, për tenderin e tunelit të Llogarasë.

“Vendimi i GJK ishte i dirigjuar nga Rama për shkak të situatën me Ballukun.
Makineria korruptive, e parave dhe krimit të organizuar dhe shantazhit në fushatë ishte Balluku, Manastirliu ishte vetëm fytyra.
Më goditjen që mori Belind situate ndryshoi.
Balluku për të gjithë ata që konsumojnë politikë është personi më afërt i Ramës që kur ishte kryetar bashkie.
Goditja për Ballukun është goditje e drejtpërdrejtë e Ramës. Shpalosja e aferës së tunelit të Palloshit, siç Balluku e quan Ramën, që nuk është veprim garipeje sicc mund të kuptohej, por fyerje e tallje për Ramën. Përçmim dhe përdorim.
Por Rama nuk ka çfarë i bën.
Sot jemi në relatat që Balluku kërcënon Ramën.
Nuk ka dashur ta rikonfirmojë në detyrë por lidhjet korruptive dhe aferat e përbashkëta e kanë detyruara të zbatojë kërkesën e saj për t’u rikonfirmuar, për të enë drejtuese në qarkun e Tiranës si dhe të marrë gjysmat e ministrave.
Është Balluku që i thirri turqit në shtëpi të diskutonin për tenderin, anulon tenderin sipas ndjesive, ka dalë në përgjime”, thotë ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb