I renditur në vendin e tretë në parakualifikueset e Brazilit, Oskar Piastri e komentoi kështu të premten e tij në Interlagos: “Gomat e buta ishin pak ndryshe nga sa i prisja dhe bëra disa gabime të rënda në xhiron time të shpejtë.

Në fund shkoi më mirë. Për kualifikimet ndryshuam disa gjëra dhe më duhej të përshtatesha. Mund të kisha bërë diçka më shumë, por të shtunën dhe të dielën mund të luftojmë”. Ndërsa Maks Vershtapen ndër të tjera tha:

“Shumë dridhje dhe probleme me lartësinë nga toka. Sektori i mesëm ishte një katastrofë. Do ta provojmë gjithsesi, sidomos nëse bie shi, por na mungon diçka”, deklaroi holandezi, i cili do të niset i gjashti në Sprint.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb