Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Partizanit.

“Do mundohemi të dalim si fitues në këtë ndeshje, të shënojmë një gol më shumë se skuadra kundërshtare, që të fitojmë ndeshjen. Normale që mund të presim me mundësitë dhe aftësitë. Si skuadra po interpreton në fushë, janë disa gjëra akoma për t’u rregulluar, gjithmonë ka vend për më mirë.

Por duhet të jemi të vetëdijshëm për vlerat tona, për mungesat që mund të kemi, për mangësitë që na ndodhin. Të punojmë jashtëzakonisht çdo ditë që të jemi në formë, këtë mundohemi çdo ditë ta bëjmë, të analizojmë me stafin dhe lojtarët.

Themi që jemi në rrugën e duhur, ndonjëherë ka pengesa të vogla. Por që të duhet t’ia dalim mbanë, duhet të marrim përgjegjësitë se si në jetë, ashtu edhe në futboll, kemi pengesa të ndryshme. Por më e rëndësishme është që të mos jemi vetë ne pengesat. Kështu lufta më e madhe është me vetveten. Kur e fiton këtë luftë, atëherë do të presim akoma një Teutë më të fortë”, tha Dobi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb