Flamurtari ka njoftuar se Alesandro Bolzan ka dalë me sukses nga operimi. Sulmuesi i afruar me bujë nuk do të jetë kështu në dispozicion të skuadrës për disa kohë.

Njoftimi i Flamurtarit:

“Flamurtari Football Club njofton se lojtari Alesandro Bolzan ka dalë me sukses nga operimi dhe ndodhet aktualisht në fazën e rikuperimit.

Operacioni ka kaluar mirë dhe procesi i rikuperimit po ecën sipas parashikimeve të stafit mjekësor. I urojmë Alesandro Bolzan shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë”, shkruan klubi.

 

Screenshot 2025 11 09 125713
Screenshot 2025 11 09 125713

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb